KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦ KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦ KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦ KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦ KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦ KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦

Kushtet.
Lexoji, jon t’shkurta.

Ndryshu për t’fundit herë më 29.09.2026. Qito kushte vlejnë për përdorimin e kushomaiforti.com, që e ofron Cecelia Consulting L.L.C. Kur pagun, i ki pranu qito kushte.

Fjalë e urtë
As këmishës së shtatit s'është për t'i besu.
— urtësi e vjetër shqiptare · rifresko për tjetrën
1

Shërbimi

kushomaiforti.com o ni listë publike ku secili emër renditet sipas shumës që o pagu për to gjithsej. Pagesa blen dukshmëri n’listë; s’blen produkt fizik, çmim, as garanci që vendi t’rrin përgjithmonë.

2

Emri e përshkrimi

S’ka llogari. Secili vend n’listë njihet prej emrit e përshkrimit. Munet me qenë biznes ose person.

Nëse pagun prap me emrin e përshkrimin e njejtë, shuma i shtohet vendit që veç ekziston. Secili munet me pagu për secilin emër; kush pagun, s’fiton kurrfarë t’drejte mbi qat emër.

Ti përgjigjesh për qata që e shkrun. Mos shkruj emra t’tjerëve pa leje t’tyne.

3

Çmimi edhe renditja

Ofertat online bohen ka 5 €. Vendi caktohet prej shumës së pagesave t’konfirmume. Kur dikush pagun ma shumë, t’kalon; s’të lajmërojmë.

Shumën e llogaritë gjithmonë serveri jonë edhe Paddle, jo shfletuesi.

4

Pagesat

Pagesat online i kryn Paddle.com, që o shitësi përfundimtar (Merchant of Record) i transaksionit edhe merret me fatura e TVSH. Për pagesë vlejnë kushtet e blerësit t’Paddle.

Emri del n’listë veç masi Paddle e konfirmon pagesën te serveri jonë.

Pagesat kesh i pranon edhe i shton n’listë veç stafi jonë. Vlejnë njejt si ato online.

5

Kthimi i pareve

Vendi n’listë o shërbim digjital që jepet menjiherë mas pagesës. Kërkesat për kthim t’pareve kqyren sipas ligjit edhe politikës së Paddle; na shkruj n’hej@kushomaiforti.com.

Nëse ni pagesë kthehet (refund ose chargeback), shuma hjeket prej totalit edhe vendi n’listë ndryshon. Emri që s’i ka metë asnji pagesë, del prej listës.

6

Çka s’bon

Pa urrejtje, mashtrime, bixhoz, përmbajtje t’paligjshme a ofenduese. Munemi me e hjekë ni emër prej listës pa paralajmërim nëse shkelen qito rregulla, edhe paret s’kthehen.

7

Përgjegjësia

Shërbimi jepet “qysh o”. S’garantojmë që faqja ka me punu gjithmonë as që ni vend i caktum ka me u majtë. Përgjegjësia jonë kufizohet qaq sa e lejon ligji.

8

Kontakti

Cecelia Consulting L.L.C, Enver Musa 51, Vushtrri 42000, Kosove. Email: hej@kushomaiforti.com.

Ki pyetje? Na shkruj n’hej@kushomaiforti.com.