KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦ KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦ KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦ KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦ KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦ KUSH O MA I FORTI? ✦ KUSH PAGUN MA SHUMË ✦ PA REKLAMA ✦ PA LLOGARI ✦ PA HALL ✦

Privatësia.
Çka dimë për ty (pak).

Ndryshu për t’fundit herë më 29.09.2026. Qitu e tregojmë shkurt çfarë t’dhana i merr Cecelia Consulting L.L.C, pse i merr, sa i man edhe çfarë t’drejta i ki ti.

Fjalë e urtë
Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.
— urtësi e vjetër shqiptare · rifresko për tjetrën
1

Kush jena

Për t’dhanat përgjigjet Cecelia Consulting L.L.C, Enver Musa 51, Vushtrri 42000, Kosove. Për çdo pyetje rreth privatësisë na shkruj n’hej@kushomaiforti.com.

2

Çka marrim

S’ka llogari e s’ka password. Prej teje marrim veç emrin e përshkrimin që i shkrun vet edhe kategorinë që e zgjedh. Krejt qito dalin publikisht n’listë, qaty mos shkruj sene që s’don me i pa krejt bota.

T’dhanat e pagesës: shuma, valuta, statusi, data edhe numri i transaksionit te Paddle. Emailin e kartelën ia jep Paddle-it, jo neve. Kartelën na as s’e shohim as s’e rujmë.

Nëse pagun kesh, e shkrujmë shumën, datën edhe cili admin e ka shtu pagesën.

Për siguri: adresën IP kur niset ni pagesë, edhe ni regjistër t’veprimeve me rëndësi (auditim).

3

Pse na duhen

Për me ta qitë emrin n’listë, për me i kry e me i verifiku pagesat, për me i ndalë keqpërdorimet edhe për me i kry obligimet ligjore e t’kontabilitetit.

4

Pagesat edhe Paddle

Pagesat online i kryn Paddle.com Market Ltd, që o shitësi përfundimtar (Merchant of Record) edhe i përpunon t’dhanat e pagesës sipas politikës së vet t’privatësisë. Na prej Paddle marrim veç konfirmimin e pagesës edhe t’dhanat e transaksionit.

5

Cookies

Për vizitorë s’përdorim kurrfarë cookie. Veç adminat e kanë ni cookie t’sesionit për me metë t’kyçun. S’ka cookies t’reklamave as t’analitikës. Forma e pagesës e Paddle munet me i përdorë cookies e veta që i duhen për pagesë.

6

Sa i majmë

Emri e përshkrimi rrijnë n’listë sa t’ketë pare t’pagume për ta. T’dhanat e pagesave edhe auditimin i majmë qaq sa e lyp ligji për kontabilitet e tatime.

7

T’drejtat e tua

Ki t’drejtë me lypë qasje, përmirësim, fshirje ose kufizim t’t’dhanave tua, edhe me e kundërshtu përpunimin. Na shkruj n’hej@kushomaiforti.com. Ki t’drejtë edhe me u anku te autoriteti për mbrojtjen e t’dhanave.

8

Ndryshimet

Nëse e ndryshojmë qit politikë, e ndryshojmë edhe datën nalt.

Ki pyetje? Na shkruj n’hej@kushomaiforti.com.